E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, kamione me mbeturina ne lume

Mbeturinat urbane vazhdojne te hidhen ne lumin e Matit. Pervec hedhjes mbi uren e Matit, persona te cilat edhe pse jane te mundur per t'u identifikuar, vazhdojne te hedhin mbeturina ne afersi te burgut te Shenkollit dhe ne lumin Mat, ne ane te fshatit Tale te Lezhes. Kamionet me mbeturina hidhen diten, duke pershkuar nje gjatesi prej rreth nje kilometri nga Ura e re e Milotit, qe lidh superstraden dhe me pas shkarkojne mbeturinat ne lume. Kete fakt e ka bere te ditur Gjergj Vata, nje nga ambientalistet e fshatit Fushe Kuqe te rrethit Kurbin. Sipas Vates "eshte e pafalshme qe, ndersa temperaturat po rriten, mbeturinat te hidhen ne lumin Mat". Kjo, per shkak se ky lume derdhet ne bregdetin e Patokut, ku pervec zhdukjes se flores dhe faunes, ky lume po ndot edhe dy anet e plazhit te Tales. Nderkohe qe askush nuk kujdeset dhe nuk merr masa per parandalimin e ketij fenomeni. Kryetari i komunes Milot, Vlash Gega deklaron se "mbeturinat jane hedhur naten ne ane te rruges nacionale qe lidh Milotin me Rubikun. Ai apelon qe policia te ndeshkoje personat qe hedhin mbeturina mbi lumin Mat, pasi ato mund te kthehen ne rrezik serioz per gjithe ata persona e kryesisht femijet qe bejne plazh ne vere, pergjate rrjedhes se ketij lumi. Moti i ngrohte i ketyre diteve ka bere dekompozimin e tyre dhe perhapjen e nje ere te keqe dhe shtimin e insekteve jo vetem ne fshatra por edhe ne qytetin e Milotit dhe komunen Fushe kuqe e Tale. Ishin drejtuesit e komunes se Milotit ata qe edhe vite me pare kane konstatuar te njejtin problem, por asnjehere askush deri me sot nuk eshte vene para pergjegjesise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›