E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: Rexhina, per te harruar zhgenjimet

Klaudio Ranieri eshte vene ne qender te kontestimeve, por i eshte konfirmuar besimi, nga ana e drejtuesve. Juventusi eshte totalisht i perqendruar tek ndeshja e radhes, ndaj Rexhines. "Kam dy vite qe jam ketu, pashe jeten, vdekjen dhe mrekullite e Juves...Une, me pas, ne fund dua te flas per gjithcka. Tani nuk dua te flas as per te ardhmen dhe as per te shkuaren time tek ekipi." - theksoi Ranieri. Ai konfirmon se nje fitoren ndaj Rexhones do te largoje pakenaqesite, pas ndeshjeve te fundit dhe sidomos eliminimit nga kupa e Italise, gje qe ka zemeruar tifozet. "Pas eliminimit nga Kupa e Italise mendoj se eshte me mire qe te shohim vetem nga kundershtari i radhes, Rexhina." Ranieri ka komentuar edhe kontestimet e forta te tifozeve te Juves. "Ishte nje deshire e madhe ne kupe, qe te fitonim, per te mundesuar njerin objektiv. Por duhet te nisim qe te fitojme ndeshjet e mbetura te kampionatit italian, pas nje periudhe jo shume te mire." I pyetur nese do te kete nje Juve, edhe me te forte ne Granila, ai i eshte pergjigjur me nje ndoshta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›