Liverpuli ruan kryesimin për KrishtlindjeLiverpuli vazhdon të kryesojë kampionatin anglez me 42 pikë pas 19 ndeshjesh, një më shumë se Çelsi

Liverpuli regjistroi një fitore të pastër 3-0 kundër Bolton Uondersit. Golat për skuadrën e Rafa Benitezit u shënuan nga Riera (26’) të pasuar nga një dygolësh brenda pesë minutave i Kinit (53’ e 58’). Me këtë fitore, Liverpuli vazhdon të kryesojë kampionatin anglez me 42 pikë pas 19 ndeshjesh, një më shumë se Çelsi.
Edhe formacioni i Luis Felipi Skolarit nuk e pati të vështirë fitoren kundër Uest Bromuiçit (2-0), falë dy golave të realizuar në pjesën e parë nga Didier Drogba (3’) pas një asisti të Xho Kol dhe Frenk Lampard (45’+2). Çelsi është skuadra që ka sulmin më të mirë në Premier Ligë, me 38 gola në 19 takime, me një mesatare 2 gola për ndeshje.
Mançester Junaitid vuajti lodhjen e kampionatit botëror të klubeve (u shpall fitues) në ndeshjen e fituar minimalisht 1-0 në trasnfertë me Stok Sitin. Tevez realizoi në minutën e 83-të, ndërkohë që Stok Siti luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 72-të pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të mbrojtësit Uilkinson pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Kristiano Ronaldos.
Uest Hemi i Valon Berhamit regjistroi një fitore madhështore në transfertë në derbin londinez kundër Portsmuthit, pavarësisht se këta të fundit shënuan të parët me anë të Belhaxhit (8’). Kolison (20’), Kol (67’) dhe dy gola të Kreig Belami (70’ e 83’) vulosën fitoren e formacionit të drejtuar nga Xhanfranko Zola. Kosovari Valon Behrami, i cili kërkohet nga “trojka” Juventus-Çelsi-Roma, u ndëshkua me karton të verdhë në këtë takim.
Mançester Siti shkarkoi dufin e mbledhur nga ndeshjet e fundit, duke fituar 5-1 me debutuesit e Hullit. Dy gola nga Kaisedo (15’, 27’) dhe dy nga braziliani Robinjo (28’, 36’) dhe Arjalnd (82’) i dhanë tri pikë të çmuara klubit më të pasur në Angli. Fagan në minutën e 80-të shënoi golin e flamurit për Hullin.
Në takimet e tjera, Totenhemi dhe Fulhami ndanë nga një pikë në barazimin 0-0, Sanderlendi barazoi po pa gola me Bllekbërnin, Evertoni fitoi në transfertë me Midëllsboro (gol i Kahij në minutën e 51-të) dhe Uigan Atletik fitoi me Njukasëllin 2-1. Tejlor (29’) dhe Zaki (73’, penallti) ishin edhe autorët e fitores së Uiganit. Gutri shënoi me penallti golin e vetëm për Njukasësllin, që luajti nga minuta e 73-të me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bausong.
E Premte, 26 Dhjetor 2008