Lushnja-Shkumbini 1-1. Portieri Spaho me të kuqeLushnja, që tani ndodhet në kuotën e 13 pikëve, 3 më shumë se Partizanin i vendit të fundit (një ndeshje më pak, luan të shtunën me Flamurtarin), në ndeshjen e parë kundër Shkumbinit fitoi n

Lushnja e Shkumbini ndanë nga një pikë në barazimin 1-1, në ndeshjen hapëse të javës së 17-të të Kategorisë Superiore por me të vecantat se ishte skuadra e Vasil Bicit, që shënoi e para në “Tofik Jashari” dhe që mundi të mbajë rezultatin edhe pse e përfundoi takimin me dhjetë lojtarë, pas largimit me karton të kuq të portierit Mikel Spaho në minutën e 85-të.
Pas një pjese të parë pa gola, ishte sulmuesi beratas Klodian Arbëri ai që i dha avantazhit skuadrës lushnjar në minutën e 76-të, por pa kaluar dhjetë minuta, Shkumbini barazoi me sulmuesin e njohur gjirokastrit Arlin Nora në minutën e 84-t. Pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Spaho nga e gjyqtarit Emirjon Sino, tekniku Vasil Bici hodhi në fushë portierin e dytë, Bejte në vend të Klodian Arbërit.
Spaho është portieri i dytë që del më të kuqe gjatë këtij sezoni pas Orges Shehit të Partizanit në takimin Apolonia-Partizani (3-1) në javën e 16-të.
Ndeshja pati faza tensioni dhe në këtë takim u dhanë 8 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq. Pas përfundimit të takimit, dy tifozeritë të pranishme në asnjanësin “Tofik Jashari” shkëmbyen replika e fyerje ndaj njëra-tjetrës, aq sa u desh ndërhyrja e policisë lokale për të rivendosur qetësinë.
Lushnja, që tani ndodhet në kuotën e 13 pikëve, 3 më shumë se Partizani i vendit të fundit (një ndeshje më pak, luan të shtunën me Flamurtarin), në ndeshjen e parë kundër Shkumbinit fitoi në Peqin me rezultatin 2-1 (java e 6–të). Për të dy skuadrat kjo ishte ndeshja e fundit për vitin 2008.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 17
LUSHNJA-SHKUMBINI 1-1
Shënues: K.Arbëri 75’, A.Nora 84
Karton i kuq: Spaho 85’ (Lushnja)
E Premte, 26 Dhjetor 2008