Wenger: LK nuk është e garantuar për asnjërin
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se asnjëri prej klubeve, ende nuk e ka të garantuar vendin në Ligën e Kampionëve, përfshirë këtu edhe ekipin e tij. Arsenali aktualisht gjendet në pozitën e pestë të tabelës së Premierligës, dhe topçinjtë sot kanë udhëtim të vështirë në Villa Park kundër ekipit të papërshtatshëm, Aston Villa. "Nëse e shikoni mirë do të shihni se në Evropë në 10 vitet e fundit nuk ka shumë ekipe të cilat çdo vit janë aty", ka thënë Wenger. "Milani këtë vit luan në Kupën UEFA dhe nuk është në Ligën e Kampionëve. Vitin e kaluar Bayern luante në Kupën UEFA, dhe ata nuk janë klube më me pak prestigj se katërshja e Premierligës".
"Unë besoj se është vështirë të kualifikohemi çdo vit. Por ende besoj se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, pasi askush nuk më ka lënë mbresa", ka shtuar Wenger.