E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorenco e pranon: Rosi e meritoi titullin

“Rosi e meritoi, ai është kampioni. Komplimente atij dhe skuadrës”. Horge lorenco i “vë firmën” triumfit të shokut të skuadrës, i cili, në pistën e Sepangut në Malajzi fitoi të nëntin titull kampion bote në karrierë.

Më pas Lorenco rikthehet të shprehë mendimin e tij mbi garën e sotme: “Ishte një ditë e vështirë. M’u desh të nisesha nga vendi i fundit, por nisja ishte një nga më të mirat në karrierën time dhe gjatë garës e mora veten”, shpjegoi piloti spanjoll i Jamahas.

Më tej ai shtoi: “Ishim përmirësuar gjatë xhiros së formatimit dhe shpresoja në një garë të mirë. Por kur filloi shiu, patëm probleme me motorin. Kishim planifikuar dy xhiro kolaudimi, por nuk kishte kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë dhe “pit-lane” u mbyll.

“Kthesa e parë ishte fantastike, por më pas fillova të kem të njëjtat probleme me ngjitjen e gomave, që kisha gjatë gjithë fundjavës. Sidoqoftë, ishte një garë e mirë për mua, duke parë rrethanat e vështira dhe vendi i katërt nuk është edhe aq keq”, nënvizoi Lorenco.

Në fund, bilanci është pozitiv: “Ishte një sezon i madh për mua dhe nuk e prisja që të luftoja me Valentinon kaq shpejt në karrierën time – tha spanjolli -. Tani më mjafton vetëm një pikë në Valencia, që të përmbush objektivin tim për të qenë nënkampion bote”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›