Ljajiç: Marrëveshja Beograd-Prishtinë nuk duhet të dështojë
BEOGRAD - Marrëveshja me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mes Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të dështojë, deklaroi zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiç duke theksuar se koalicioni në pushtet në Serbi kaloi një test uniteti për çështjen e Kosovës.
''Tani që u arrit një marrëveshje e rëndësishme politike, do të ishte e papranueshme të mendoje se qeveria nuk ka mekanizmat për zbatimin e saj dhe kështu, kjo marrëveshje mund të dështojë'', deklaroi Ljajiç në një intervistë për agjencinë zyrtare serbe të lajmeve, TANJUG.
''Mbetet përparësi gjetja e një rruge për të vazhduar atë që nisëm si për shembull zbatimin e marrëveshjes në terren sa më shpejt të jetë e mundur'', theksoi ai.
''Do të ishte tepër e rëndësishme fillimi i zbatimit të marrëveshjes për shkak të garantimit të sigurisë së serbëve të Kosovës, pavarësisht ku ata jetojnë'', shtoi zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiç.
(d.b/BalkanWeb)