Siri, OSDH: Zbulohen 102 trupa të pajetë në Bania
BEJRUT- Të paktën 102 trupa të pajetë janë zbuluar sot në një lagje në Bania, në perëndim të Sirisë, pas bombardimeve të një dite më parë nga forcat e regjimit të Bashar al-Assad, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Dhjetra trupa të pajetë të banorëve të vrarë një ditë më parë nga sulmet e ushtrisë në lagjen Ras al-Nabaa në Bania, u zbuluan sot", theksoi OSDH-ja.
"Kemi arritur të identifikojmë 102 trupa të pajetë duke përfshirë mbi 20 fëmijë, por ky numër mund të rritet sepse dhjetëra persona janë raportuar të zhdukur", shtoi OSDH-ja.
Një ditë më parë, një tjetër sulm në një rajon pranë Banias shkaktoi të paktën 50 të vdekur.
(d.b/BalkanWeb)