E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ljalic: Operacione për arrestimin e Mladic dhe Haxhic

 

BEOGRAD- Beogradi po bën të pamundurën për të arrestuarin të kërkuarin numër një të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Ratko Mladic. Deklarata u bë nga ministri serb, Rasim Ljalic, ministër serb i ngarkuar me bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë. Në një prononcim për të përditshmen serbe “Vecernje Novosti" Ljalic tha se “Kemi ndërmarrë aktivitete më të ngjeshura deri tani për të ndaluar këta dy të kërkuarit Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiçin.

Pas arrestimit të Radovan Karaxhic Haga i kërkon Beogradin dorëzimin e ish-shefit ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic dhe Goran Haxhiçin (ish-drejtues i serbëve të Kroacisë).

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›