E Diel, 1 Nëntor 2026

Llalla Drejtesia nuk i shikon me seriozitet denoncimet

23/11/2010ILDKP shprehet se zyrtaret deklarojne me pak pasuri sesa zoterojne

Kemi propozuar ndryshime ne ligjin per deklarimin e pasurive

Kryetari i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla tha dje se denoncimet e ketij institucioni nuk merren seriozisht nga organet e drejtesise. Sipas tij tashme eshte fakt se nje numer teper i vogel zyrtaresh jane ndeshkuar nga organe si prokuroria apo gjykatat duke dhene nje imazh negativ ne performacen e institucioneve. Sipas Llalles shumica e ceshtjeve jane pushuar nen pretendimin se subjekti nuk ka pasur nder mend ti fshehe pasurite. Keto deklarata Adriatik Llalla i beri gjate punimeve te konferences kushtuar antikorrupsionit ne Shqiperi te organizuar nga Departamenti i Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion prane Keshillit te Ministrave Keshillit te Europes dhe Komisionit Europian. Verejme me shqetesim se ceshtjet e referuara nga ILDKP-ja nuk trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet e drejtesise. Eshte fakt se numri i zyrtareve te ndeshkuar per situata korruptive eshte shume i vogel gje qe ndikon negativisht ne performancen e institucioneve shteterore. Ne disa raste prej tyre jane pushuar ceshtje qe kane pasur ne shqyrtim per pasuri ne dhjetera ose qindra mije euro te padeklaruara prej zyrtareve ose te pajustifikuara prej tyre me burime te ligjshme. Ceshtjet ne pergjithesi jane pushuar duke iu referuar anes subjektive pra me pretendimin se subjekti nuk ka pasur qellim ti fshehe apo te mos i deklaroje pasurite ne nje kohe qe nuk shqyrtohet thelbi i problemit pra menyra se si jane krijuar keto pasuri - tha Llalla.

Sipas kreut te ILDKP-se ky institucion ka verejtur me shqetesim se nje numer i caktuar zyrtaresh te niveleve te ndryshme zoterojne me shume pasuri sesa deklarojne. Inspektorati i Larte ne aktivitetin e tij ka krijuar dyshime se zyrtare te niveleve te ndryshme zoterojne pasuri me teper sesa deklarojne ne formularin perkates per zbulimin e te cilave kerkohet permiresim i teknikave investigative. Per te rritur performancen ILDKP-ja ka propozuar amendimin e ligjit Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike dhe te ligjit Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike. Keto amendime te hartuara ne bashkepunim me ekspertet e projektit PACA synojne te rritin forcen goditese kunder korrupsionit ne radhet e administrates publike. Per kete arsye Inspektorati i Larte gjen rastin tu beje thirrje gjithe faktoreve politike vendimmarres te vleresojne me perparesi miratimin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise - tha Llalla.

Sali Berisha

Sistemi i drejtesise sigurisht qe ka korrupsion por zoterinj te pranishem ne qofte se dikush i referohet popullates se burgjeve sepse drejtesia flet me vendime ajo eshte rritur dy here ne keto 4 vjet dhe kjo ne saje te vullnetit te prokuroreve dhe gjykatesve te vendit per te zbatuar ligjin. Ne qofte se Shqiperia sot eshte nje nga vendet me te sigurta kjo absolutisht eshte edhe merite e tyre te cilet kane zbatuar nje politike me tolerance zero ndaj krimit. Une nuk them se nuk ka korrupsion por sidoqofte perparime ka.

Adriatik Llalla

Verehet me shqetesim se ceshtjet e referuara nga ILDKP-ja nuk trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet e drejtesise. Eshte fakt se numri i zyrtareve te ndeshkuar per situata korruptive eshte shume i vogel gje e cila ndikon negativisht ne performancen e institucioneve shteterore. Ne disa raste prej tyre jane pushuar ceshtje qe kane pasur ne shqyrtim per pasuri ne dhjetera ose qindra mije euro te padeklaruara prej zyrtareve ose te pajustifikuara prej tyre me burime te ligjshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›