Topalli lobon ne Moske per gazsjellesin Soouth Stream
Vizita e pare e nje zyrtari te larte ne Rusi pritet te finalizohet se shpejti edhe me bashkepunime konkrete ne fushen e energjise dhe turizmit. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi gjate takimit me kreun e Dumes ruse Boris Grizllov se Shqiperia vlereson shume perfshirjen e saj si degezim ne projektet e gazsjellesve te medhenj si Rryma e Jugut South Stream. Nga ana tjeter kryetari i Dumes tha se Rusia si eksportuese e naftes dhe e gazit sheh me interes edhe ngritjen e industrise perpunuese ne Shqiperi. Duke vleresuar potencialet turistike te Shqiperise zoti Grizllov u shpreh se per ruset eshte me interes te investojne ne kete fushe. Kryetarja Topalli nenvizoi se duke nisur nga 15 dhjetori shqiptaret do te levizin pa viza ne Europe te cilen ajo e konsideroi nje dimension te ri te lirise te dinjitetit njerezor dhe te mundesive te medha vecanerisht ne nje vend ku 60 e popullsise eshte nen 35 vjec. Lidhur me marredheniet dypaleshe Topalli u shpreh se une e lexoj ftesen dhe mikpritjen tuaj si shprehje te vullnetit pozitiv per te cuar me tej marredheniet tona. Mendoj se eshte momenti te ridimensionojme dialogun politik dhe bashkepunimin ne fushat me interes reciprok. Biseda u perqendrua edhe ne perspektiven europiane te Ballkanit. Ne besojme se njohja e pavaresise se Kosoves ka ndikuar ne konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon theksoi Topalli. Ajo shprehu bindjen se ky rajon sic eshte vendosur ne Samitin e Selanikut duhet te behet pjese e Bashkimit Europian. Ne kete proces eshte normale te kete kushtezime tha Topalli e cila i konsideroi ato si instrumente nxites ne pershpejtimin e reformave dhe ne permbushjen e standardeve.