E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtohen fondet per prokurorine

23/11/2010Projektbuxheti Kuvendi degjon ankesat e te pavarurve. Debate per punen e organit te akuzes

Nishani Me 2011 shperndajme kestin e dyte te parave per ish-te perndjekurit

Prokuroria e Pergjithshme i kerkoi Ministrise se Financave shtese fondesh per te pakten 11 prokurore qe duhet te sherbejne ne organin e prokurorise. Gjate nje seance degjimore ne Komisionin e Ligjeve perfaqesuesit e organit te akuzes paraqiten kerkesen per shtese personeli me 40 punonjes duke e arsyetuar me shtimin e ngarkeses se punes ne institucionin e tyre. Por diskutimet u shoqeruan edhe me debate ku opozita akuzoi qeverine se po pengon punen e Prokurorise per hetim duke kufizuar fondet nderkohe qe mazhoranca akuzoi organin e akuzes per mefshtesi ne hetimet e saj. Komisioni i Ligjeve ne kuader te projektbuxhetit 2011 zhvilloi seanca degjimore me kater institucione mes te cilave edhe me Ministrine e Drejtesise dhe Keshillin e Larte e Drejtesise. Keto dy institucione u shprehen te kenaqura me hisen e dhene nga qeveria.

Debatet per Prokurorine

Shtim fondesh per nje personel prej 40 vetash dhe nje fond prej 64 milione leke per ruajtjen dhe sigurimin fizik te 31 objekteve te saj kane qene dy kerkesat e Prokurorise per Ministrine e Financave adresuar ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Kerkesa jone per shtimin e punonjesve eshte rrjedhoje e ndryshimeve ligjore e rritjes se numrit te ceshtjeve te hetuara. Lidhur me sigurine fizike te objekteve referuar vendimit te qeverise per ruajtjen e tyre me police private kerkojme shtese fondi prej 64 milione lekesh - parashtroi para Komisionit drejtori per buxhetin ne Prokurori Luan Abazi. Per kete kerkese pas diskutimesh drejtoresha per buxhetin ne Ministrine e Financave Mimoza Dhembi pranoi miratimin e nje shtese punonjesish prej 15 vetash nga te cilet 4 perkthyes 3 eksperte 3 informatikane dhe 5 prokurore. Por opozita u deklarua e shqetesuar per kete lloj tkurrje te dores se qeverise duke i kujtuar asaj se prioritet ka luften kunder korrupsionit. Nuk e kuptoj se si Ministria e Financave pjese e kesaj qeverie qe ka si prioritet luften ndaj korrupsionit nuk ndihmon Prokurorine ne luten e ketij fenomeni por rrudh doren per fonde - tha ne diskutimin e saj deputetja e PS-se Ermonela Felaj. Ne pergjigje te kundershtares se tij politike reagoi kryetari i komisionit deputet i kesaj qeverie Ilir Rusmali i cili shprehu rezerva per punen e Prokurorise sa i takon gatishmerise per te luftuar korrupsionin. Nese per nje ceshtje ordinere qe per dy veprime duhen vetem nje jave kohe per ta zgjidhur por qe realisht merret kohe 3 muaj 6 muaj apo dhe nje vit rezervat nuk jane per Ministrine e Financave por per Prokurorine - tha Rusmali.

Ish-te perndjekurit

Te gjithe ata ish-te perndjekur qe deri tani kane marre kestin e pare te fondit qe perfitojne nga demshperblimi i qeverise ne vitin 2011 do te marrin edhe kestin e dyte. Deklarata u be nga Ministri i Brendshem Bujar Nishani i cili referoi per pjesen e vet te buxhetit ne Komisionin e Ligjeve. Deri tani gjyma e atyre qe perfitojne demshperblim kane marre kestin e pare. Siguroj qe veshtiresite qe jane hasur ne procesin e kompensimit nuk kane pasur lidhje me anen financiare. Ne vitin 2011 do te nise shperndarja e kestit te dyte - tha ai. Per sa u takon projekteve per vitin e ardhshem ministri deklaroi vijimin e projektit per bllokimin e valeve te celulareve neper burgje.

Komisioni voton ndryshimet

Opozita jep konsensusin per Kodin Penal

Opozita ne Komisionin e Ligjeve ka dhene konsensusin e saj per miratimin e ndryshimeve te fundit qe qeveria ka hartuar per Kodin Penal. Deputetet e majte me perjashtim te disa shqetesimeve teknike lidhur me praktiken e ndryshimit te shpeshte te Kodeve apo mosperfshirjen e ndonje ceshtjeje qe legjislatura aktuale nuk e zgjidh nuk paraqiten asnje shqetesim tjeter per ndryshimet e paraqitura. Ndryshimet parashikojne reflektim ne legjislacion te pese rekomandimeve te GRECO-s Grupi i Shteteve Kunder Korrupsionit. Sic deklaroi edhe drejtoresha e Kodifikimit ne Ministrine e Brendshme Marsida Xhaferllari per projektin jane shprehu dakord dhe pa rezerva shume institucione qe do ti aplikojne keto ndryshime. Prokuroria e Pergjithshme nuk ka pasur verejtje per kete projekt. Shqetesimet e saj kane qene nga pikepamja juridike. Departamenti antikorrupsion prane qeverise sugjeroi heqjen e denueshmerise se njekohshme pra deklarimin ne menyre te shprehur ILDKP-ja gjithashtu eshte shprehur per keto ndryshime duke i vleresuar ato si dhe Ministria e Brendshme - tha drejtoresha Xhaferllari.

Ministrja tek Integrimi

Opinioni i KE Bregu fajeson opoziten PS qeverine

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e ftuar ne Komisionin parlamentar te Integrimit per raportin analitik te Bashkimit Evropian per vitin 2010 ka fajesuar opoziten per mungesen e dialogut politik ne vend. Nuk jane rekomandime per qeverine shqiptare por per klimen politike dhe rikthimin ne shina normale te dialogut politik ne vend jane per te funksionuar nje parlament qe nuk funksionon vetem me debatin e 60 minuteshit nga opozita as me debatin per ligje te caktuara por dhe me voten per ligje qe i duhen ketij vendi. Nuk besoj se jeni ndier mire as ju kur ligji per Gjykaten Administrative u refuzua te votohej nga opozita - tha Bregu. Por kryetarja e komisionit deputetja socialiste Ermelinda Meksi u shpreh se ministrja Bregu e lexoi ne menyre te njeanshme raportin e BE-se. Me kete prezantim te ministres na krijohet pershtypja sikur shkelqejme por leximi i raportit ishte i njeanshem. Shqiperia nuk permbushi standardet ndaj e humbi statusin e vendit kandidat. Institucionet e ligjit ne vend po punojne pa koordinim dhe ne mungese te pavaresise - tha Meksi. Sipas saj qeverise i mungon vizioni per te rregulluar gabimet e vena ne dukje nga BE-ja.

Siguria fizike e prokurorive qeveria rishikon vendimin

Qeveria shqiptare po rishikon vendimin per percaktimin e llojit te policise qe do kujdeset per ruajtjen dhe sigurine fizike te prokurorive dhe gjykatave. Para pak kohesh Keshilli i Ministrave vendosi heqjen e Policise se Shtetit nga ky lloj sherbimi duke ia lene ate policise private. Por kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme e cila ka arsyetuar se keto lloj institucionesh per shkak te rendesise qe kane duhet te ruhen vetem nga Policia e Shtetit si dhe kostoja e larte financiare qe duhet per te perballuar policine private kane bere qe qeveria ta rimarre ne diskutim kete ceshtje. Lidhur me VKM-ne qe heq detyrimin e Ministrise se Brendshme per ruajtjen e objekteve te prokurorise po diskutohet eshte shtruar per shqyrtim. Nuk ka ende nje vendim per shqetesimin e tyre - tha drejtoresha Dhembi. Te njejtin shqetesim per sigurine fizike te gjykatave prezantuan edhe perfaqesuesit e ZABGJ-se ne Komisionin e Ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›