Kreu i opozites Oferta jone i eshte pershtatur PE-se
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka njohur dje zv.sekretaren e KiE-se Maud de Boer Buquicchio me oferten e fundit qe opozita i ka ofruar qeverise per te nxjerre Shqiperine nga kriza politike. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama theksoi se kjo oferte i eshte pershtatur Rezolutes se Parlamentit Europian per zgjidhjen e krizes permes transparences duke krijuar nje komision parlamentar me shumice dhe kryetar te Partise Socialiste qe do te beje transparencen e do te hetoje zgjedhjet e 28 qershorit dhe si objekt te hetimit te kete kutite e materialeve zgjedhore. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u takua dje me zevendessekretaren e pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquicchio. Gjate ketij takimi Rama e njohu zonjen Buquicchio me oferten me te fundit qe opozita i ka ofruar qeverise per te nxjerre Shqiperine nga kriza politike oferte e cila sipas zyres se shtypit te Partise Socialiste iu dorezua vete Kryeministrit nga kryetari i opozites. Gjate takimit u bisedua gjithashtu edhe per progresraportin e fundit te Komisionit Europian per Shqiperine. Ne kete pike kryesocialisti Rama nenvizoi problematiken mbi lirine e medias problematiken per konfliktin e pushtetit qendror me ate vendor ne cdo nivel dhe per kulturen e pandeshkueshmerise dhe moszbatimit te ligjeve qe karakterizon kete qeveri e qe permendet gjeresisht edhe ne progresraportin e BE-se. Zv.sekretarja e pergjithshme e KiE-se ishte ne Shqiperi per nje vizite disaditore me perfaqesuesit me te larte te vendit.