E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ish-poligon për turistët

Për këtë arsye, këtë poligon e vizitoi sot zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, i cili tha se që nga prilli i vitit 2011 është ndërprerë procesi i asgjësimit të municioneve të tepërta.

"Ky poligon ka asgjësuar municione të tepërta prej vitesh, por që nga muaji prill e kemi ndërprerë këtë proces dhe po vazhdojmë pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të zonës", tha ai. 

Zv/ministri i Mbrojtjes u shpreh se qeveria shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e SHBA-së, me Fondin Ndërkombëtar të Besimit, me zyrën e PNUD-it  në Tiranë, po bashkëpunon për të filluar edhe një pastrim më të plotë deri në certifikimin e plotë të këtij poligoni.

Poligoni i Jub-Sukthit ndodhet në territorin e Komunës së Jubës, rreth 15 km larg nga qyteti i Durrësit. Ai është në administrim të Forcave të Armatosura dhe është përzgjedhur si një ndër poligonet kombëtare për stërvitje dhe qitje luftarake. /Start/

                                                                                             2011-07-20 14:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›