E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në bulevard para kryeministrisë

Gjatë kësaj të mërkure, dhjetëra minatorë janë vendosur në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, në sheshin para kryeministrisë, duke i bërë thirrje kryeministrit për të ndërhyrë për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Ata shpërehen të vendosur se do të vazhdojnë protestën e tyre deri në zgjidhjen e kërkesave, por nga ana tjetër kompania ka dhënë pak shpresë, duke pretenduar se kushtet e sigurisë janë shtuar dhe se rrogat janë mbi mesataren kombëtare.

Protesta po mbështetet edhe nga kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, i cili thekson se kryeministria ka premtuar zgjidhjen e çështjeve të ngritura nga punonjësit e nëntokës.

“Minatorët bëjnë thirrje për paqe sociale, nuk thyejnë xhama, nuk cohen mbi policinë, janë shkalla më e lartë e civilizimit që bëjnë protesta të ndershme, ekonomike për liritë dhe të drejtat themelore, bukë, ujë, dinjitet dhe jete normale. Nuk lëvizim, do te jemi këtu dhe do presim deri sa të zgjidhni kërkesat, ndryshe do flijohemi para derës suaj të mbyllur më kangjella”, tha Nikolla. /Start/

                                                                                             2011-07-20 11:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›