Hetime Komunës Velipojë për taksa të paligjshme
Burime zyrtare sqaruan se janë kryer hetime prej rreth një muaji të pikave të grumbullimit të taksave të parkimit komunal, të cilët kundrejt pagesës prej 100 lekë të reja për automjet, nuk lejojnë pushuesit të hyjnë në bregdetin e kësaj Komune.
Në sajë të hetime të bërë rezultoi se për marrjen e kësaj takse, punonjësit e Komunës Velipojë, përdorin ose pajisin drejtuesit e mjeteve të pushuesve me një biletë, e cila nuk është e miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe se kjo taksë nuk është mbështetur në ligjin Nr 9632 datë 30.12.2006, “Për sistemin e taksave vendore“.
Në lidhje me të këtë rast, nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër është bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku janë kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale. Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/
2011-07-20 13:56