E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla: Prokuroria po pengon hetimet

Nje pjese jo e vogel ne raportin vjetor te Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive, i eshte kushtuar marredhenieve aspak te mira te ketij institucioni me Prokurorine e Pergjithshme. "Inspektorati i Larte eshte gjendur perballe nje situate jo te favorshme per realizimin e qellimit te punes se tij. Ky institucion ka vene re se, organi i prokurorise aplikon standarde te ndryshme per raste te ngjashem, pavaresisht se nga ana formale, procedura e hetimit administrativ dhe vertetimi me prova shkresore eshte i njejte per te gjithe rastet", akuzon ne raport, kreu i institucionit Adriatik Llalla. Sipas tij, per zyrtare, kryesisht lokale, prokuroria realizon nje pune serioze per dergimin e ceshtjeve per gjykim. "Kjo iniciative nuk vihet re per rastet kur ILDKP kallezon penalisht zyrtare te nivelit te larte e qe vertetohet se nuk justifikojne legjitimitetin e pasurive disamilioneshe te krijuara", vijon ai. Sipas Llalles, nje statistike e tille evidentohet edhe nga shkresa e zyres se Prokurorise se Pergjithshme, Drejtoria e Kontrollit te Hetimit dhe Ndjekjes Penale, sipas te ciles rezulton se, nga 15 kerkesa per nisjen e procedimit penal te Inspektoratit te Larte, 11 procedime penale kane perfunduar, nga te cilat 8 procedime jane derguar per gjykim dhe 3 procedime jane pushuar. "Nga 8 procedimet e derguar per gjykim, jane shpallur fajtore nga gjykatat 7 persona dhe eshte dhene pafajesi per nje person. Nga informacioni i paraqitur, rezulton se 3 procedimet e pushuara nga organi i prokurorise jane pikerisht zyrtare te nivelit te larte, te cilet nuk kane mundur te justifikojne me burime te ligjshme pasurine e tyre qe arrin ne disa qindra mijera euro", thekson kryeinspektori. Nderkohe qe nga ana tjeter, ai vlereson bashkepunimin me institucione te tjera si Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Sherbimi Informativ Shteteror dhe Kontrolli i Larte i Shtetit, sistemin bankar apo Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.

Detaje
Partneret
Pergjate vitit 2009, ILDKP ka bashkepunuar ne funksion te hetimit te pasurive me shtete te ndryshme si Malit te Zi, te Kosoves, te Ukraines, Kirgiztanit, Serbi, Bosnje-Hercegovine, Maqedoni, Ukraine, Kine, etj.

Akuza
"Inspektorati i Larte eshte gjendur perballe nje situate jo te favorshme per realizimin e qellimit te punes se tij. Organi i prokurorise aplikon standarde te ndryshme per raste te ngjashem, pavaresisht se nga ana formale, procedura e hetimit", tha Llalla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›