Llalla paralajmeron prokuroret: Askush se ka vendin e sigurt, pa bere punen!
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla paralajmeroi drejtuesit e Prokurorise se do kete nje filter per karrieren e tyre bazuar mbi rezultatet. Duke folur para Këshillit të Prokurorisë, Llalla theksoi rëndësinë e këtij organizmi konsultativ në ndihmesë të titullarit të institucionit dhe e vlerësoi si “një filtër rëndësishëm për të promovuar vlerat më të larta të stafit”.
Lidhur me drejtuesit e prokurorive, z. Llalla u shpreh se “kjo detyrë, për këdo që do të promovohet në pozicion drejtues, më shume se sa një sfidë e fituar, është një sfidë e pafilluar.
Ai theksoi gjithashtu se “ky është një mesazh jo vetëm për drejtuesit e rinj, por edhe për ata kolegë që janë promovuar në këto kohë; pozicionet nuk janë të hipotekuara dhe cilido prokuror, në çdo nivel, është dhe do të jetë në monitorim të vazhdueshëm për cilësinë e punës së tij”.
Lidhur me situatën kriminale të ditëve të fundit, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se “ka pasur disa ngjarje të rënda, kryesisht të krimit brenda familjes. Këto raste, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë hetuar në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj personave të dyshuar është vendosur masa e sigurisë me burg. Do të kërkoj nga të gjithë prokurorët që të vijojnë të ndjekin një politikë të ashpër penale për këdo që cënon rendin dhe sigurinë publike”.
