Tjetër krim në familje, por kësaj here është gruaja që ther burrin
Një tjetër krim në familje është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Vajkan të Fierit.
Por ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, kësaj here është gruaja që ka goditur me thikë bashkëshortin e saj.
Burime të policisë thonë se Arlinda Hasani ka qëlluar me thikë të shoqin, Besmir Asllani, 32 vjeç.
32 vjeçari është transportuar me urgjencë në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën pasi thika e ka goditur në veshkë.
Babai i Besmirit, Demiri, thotë se çifti ka pasur probleme dhe konflikte edhe më parë.
Sipas tij, ata grindeshin për gjëra të kota.
Demiri thotë se shkaku për këtë ngjarje është gjendja e rëndë ekonomike në familje.
Sipas tij, ajo që ka bërë nusja e shtëpisë është e patolerueshme.
Çifti ka dy fëmijë, një foshnjë 5 muajshe dhe një vajzë 7 vjeç.
Policia ka arrestuar autoren e krimit./ep