Llazi Serbo aristokrati elegant dhe poterexhi

Llazi Serbo ishte si nje femije si ai femija i cuditshem qe kerkon me pafajesi prekese dhe guxim te tepruar stolite e cmuara qe sjepen te nje te rrituri.
Sikur te mos ia jepnin ai ju qepej gjersa ata te dorezoheshin me buze ne gaz. Pastaj ai u dorezua dhe vete dhe u izolua ne shtepine e tij ne vetmi.
Ai ishte nje i ikur prej kesaj bote qe se kuptoi. Keshtu i dukej dhe perdite ndahej prej njerezve.
Ai bente inversin e rinise se tij te zjarrte ato fije qe kishte lidhur me talentin dhe shpirtin e tij te jashtezakonshem me shume miq artiste e njerez te thjeshte gjahtare enderrimtare djerradites letrare te panjohur serenatiste fotografe te shperfillur deshtake funderrina te alkoolit aventuriere regjisore te shquar aktore te medhenj femra te bukura hamgjitese i keputi nje nga nje pa e ditur se ne duart e kesaj aradhe larushitese mbeten fijet e tij.
Ai donte ti harronte dhe ata gjithashtu po kjo sndodhi. Ai mbeti miku i zhgenjyer dhe i deshperuar. Ai nuk e donte harrimin. Po ate e harruan se ne skene nderruan aktoret erdhen rishtaret diletante politikanet qe luajten dhe vazhdojne te luajne Shekspirin ndersa aktoret u debuan ne kafenene me te afert. Llazi Serbo priste ne shtepi.
Ai kishte vetedijen e aristokratit elegant sqimatar e te perkore poterexhi e shqetesonte dhe nje rrudhe ne kostumin e rolit dhe nje pale kepuce qe e vrisnin po edhe nje dialog i keq. Ai u nxirrte pune regjisoreve. Pyetini tju tregojne episode dhe ne fund pasi te qeshin me rremujen qe krijonte ky aktor egocentrik nervoz e i paparashikueshem do te heshtnin te menduar e do ti japin te drejte.
Ore te besohet ai kerkonte qiqra ne hell po i kishim ne ato kushte ku tia gjenim tamam ato kepucet e Petro Nini Luarasit te filmi Kush vdes ne kembe ai i rrjedhur donte me domosdo ato ikte e linte xhirimin pergjysme dhe ne viheshim ta kerkonim pastaj pasi e gjenim te shtepia e Ferdinand Radit mikut te tij i merrnim anen me te njohur se atij nuk i mbushej mendja.
Me gjeni kepucet qe te vij perndryshe u ktheva ne Korce. Sikur te thoshte u ktheva ne Venecia. Dhe e bente. O Llazi po si i do Hapni albumet e fotografeve te Korces sidomos ato te Sotirit dhe shqyeni xelat aty i keni kepucet kerkojini dhe do ti gjeni. Une dua te luaj Petro Ninin ne ate kohe jo me 44-en. Dhe kalin jo ngordhesire se ju i bini shkurt po si i zoti me dinjitet...
Kali ishte nje mrekulli me vete dhe ai e beri mik qe ne shikimin e pare. Ishte sternip i Nakllonit kalit te races dhurate e Stalinit qe kushtonte dy- tre milione dollare. Sa pa kalin me ate elegance marramendese u be tjeter njeri tejet i sjellshem sic ishte kur i ecnin punet dhe kjo i cuditi ata qe punonin me te ngaqe e ndjene sikur u shperfillen njefaresoj prej nje kali.
Po Llazi Serbo e nuhaste kallpin dhe binte menjehere ne dashuri kur zemra i trazohej prej ndonje shpirti flori qe leshonte tingellime te holle qe prej se largu. Po keshtu ishte ai donte shpirtin e vertete jo falsin atij i jepej plotesisht dhe me kohe pesonte zhgenjim se Llazi donte vemendje dhe lodhje te madhe aq sa te rraskapiste me manierat e tij prej artisti poterexhi.
Me te gjithe u prish dhe me te gjithe mbeti mik. Edhe me mua qe po shkruaj keto radhe. Sepse atij i hipi ne koke te bente film. Po film ama. Sa e donte ate shkelqimin e uruar. E ndjente se e kishte diku ne ajer si nje parandjenje joshese dhe donte ta kapte.
Per dreq ne ate kohe isha shef i skenarit dhe ia rrezuam Doruntinen e Kadarese. Llazi Serbo te beje Doruntinen Provoja nje si panik me ishin cenuar rendshem ca korniza qe na bejne rendom te vegjel.
Nuk besoja kurrsesi qe kjo kryeveper e Kadarese te gjente persosjen ne kuadrin prej fillestari te Llazi Serbos madje e quajta nje aventure te nje kokekrisuri. Po ai e solli serish skenarin qe mbante firmen e tij si skenarist si regjisor dhe interpretues te rolit kryesor Stresit.
Kishte shtuar dhe emrin e Kadarese si bashkeskenarist. Skenari ra per te dyten here. E solli per te treten here me emrin e Viktor Gjikes si bashkeregjisor. Te gjithe e benin nga dashamiresia dhe emri i mire qe kishte si aktor po nuk i besonin fort.
Pastaj do te kalonin vite dhe ai do te humbiste pothuaj. Atje ne Korcen e tij aristokratike qe e ngashenjente fund e maje. U mbyll ne shtepi. Punonte e ndjente se perjashta ne ajrin e kryeqytetit ishte ajo parandjenja qe e nxiste per tia bere trak me nje veper te madhe qe serish te ringjallej dhe te shpetonte prej vetmise.
Por vitet kalonin dhe ai edhe me shume u harrua. Pastaj na erdhi nje ftese prej tij do te bente nje darke te madhe e ne hyrrja byrrja per ne Korce.
Nje mbremje e paharruar po krejt e cuditshme sikur aty te merrte pjese dhe Edgar Allan Po me fantastiken e tij. Kerk Llazi Serbo me i bukur se kurre kostum te prere hijshem pa nje cen kepuce lustrina kercitese jashte debore korce brenda ne lokal qirinj si ne nenteqinden mangalle te medhenj me prush. Ai vete sikur dilte nga nje qyteterim ashtu na u duk sa per te dhene nje kumt.
Aq i mire fisnik i dashur me te gjithe sapak i lodhur fjalaman po shume i kendshem. Asnjehere nuk pame nje femer te mbeshtetur ne krahun e tij per nje kohe aq sa ta mbanim mend sepse ai zhgenjehej shpejt dhe ishte i paparashikueshem ne marredhenie.
Prej nje fjale vetem prej nje fjale me dy kuptime e humbje. Prandaj ai quhej prej miqve dhe i humburi. E kisha pare me disa femra te bukura zgjedhur sipas shijes se tij po per nje kohe fare te shkurter.
Ai e kishte te shkruar te mbetej vetem ne kerkim te nje vepre te madhe qe do ti vinte vulen po ndershmerisht ama se kete kerkonte me kembengulje e me arrati kapricioze prej zhgenjimit famen.
Kerkonte lavdine njerezisht midis miqsh pa shitur mend. Donte njeriun e plote dhe artistin e plote. Prej kesaj brenge qe e hengri edhe rrojti gjer me sot se do kishte shkuar me kohe.
Atij i ishte mbushur mendja se mund te bente shume e shume me teper dhe vuante prej hapesirave perhere e me te pakta. Ai priste ta kerkonin i mbyllur brenda priste si dikur kur i luteshin dhe kerkesat ishin te pafundme po kohet kishin ndryshuar.
Teatri tejet i varfer gati per meshire ne kohen e lemoshes filmi pothuajse i rralle sepse si duhej me kujt njerezit i kujtonin artistet e medhenj vetem kur vdisnin me nje brerje ndergjegje per harresen.
Pra e lashe te ajo darka e ringjalljes se Llazi Serbos. Mizaskene foni skenografi regjisure e holle tejpertej nje mondanitet i permbajtur perplot shije. Po ai ishte regjisori dhe ne nje darke si kjo se skishte ku te tregohej tjeter.
Dy hapa me larg teatri i mbyllur dhe pijetoret plot me djerranetesh. Ishte nje darke si e sajuar enkas per te treguar se ai dinte te bente nje film me stime te madhe me ate elegance aristokratike qe i mungonte estetikes se kuadrit qe per te ishte nje estetike pa estetike.
Ai nese do te vinte ne radhe te pare do te reformonte estetiken e kuadrit duke zgjedhur vepra mjeshterish te prozes keto mi tha si ne intimitet me shume pathos dhe nervozizem.
Ai ngutej sikur nuk i kishte mbetur me kohe e mjaftueshme i dukej sikur po e pengonin per shkak te zilise. Vetmia e sterzgjatur e kishte nxitur per ta pershpejtuar misionin e tij famen me nje veper te gjithebotshme ndoshta atehere mund te dilte nga vetizolimi...
Ai po nisej po me pare kishte pune me miqte. Prandaj kishte aq gjera te cuditshme ajo nate aq shume mistike. Gjithashtu skishte gezim me te madh e perdellyes se sa ky takim i papritur me te humburin.
Ai ishte mire perplot shprese. Disa madje e preknin valle ishte e vertete kjo qe Llazi Serbo te kish mbetur ai i pari eleganti bukuroshi i zgjedhuri dhe i luturi per role qe gjithsesi edhe sot kujtohen me nostalgji gjermani te Nusja dhe shtetrrethimi Martini te Operacioni zjarri Petro Nini Luarasi te Kush vdes ne kembe.
Pastaj ai krejt papritur thirri se i kishin vjedhur unazen. Ate unazen qe ai e mbante per talisman dhe e kerkoi me aq ngulm sa ajo darke pothuaj u prish. Ai sarrinte te bente dot dishepuj sepse i katranoste festat.
Po nga na doli kjo unaze qe sia kishim pare asnjehere Pas njefare kohe na kerkoi ndjese na tha se e kishte gjetur ne nje rrethane banale madje na rrefeu dhe dyshimin e vet per rivalet ziliqare qe e kishin ndjekur gjithe jeten dhe i kishin prishur planet.
Refuzimi per te bere film i dukej i padrejte kinse per ti lene mbi krye vetem kuroren vezulluese te aktorit. Po ai ishte mesuar te velej shpejt prej sukseseve se e kuptonte kotesine e tyre synonte larg teper larg ne yrte te paimagjinueshem.
Po ta degjoje kur fliste per projekte ambicioze nuk mund te perballoje furine e nje miresie te shenjte dhe nje thjeshtesie gati naive prej femije e nje buzagas te dhembshur perdellyes qe te kaplonte per kete provues te krisur te fames.
Ai nuk donte pak as qe e perfillte grimen kalimtare enderronte nje sensacion te forte jo per hir te bujes e aq po per te rivendosur nje dinjitet te cenuar. Kjo ishte mbresa qe te linte kur te fliste me pasion te zjarrte bie fjala per Kutelin kryevepren e tij Tat Tanushi E madhe eshte gjema e mekatit qe donte ta bente film.
Pas viteve 90-te ai ishte regjisor i suksesshem i disa pjeseve teatrale po ajo fama e roleve te tij ne kinematografi nuk po rikthehej me. Mbaj mend Opera per tre grosh te Brehtit. Nje triumf i vertete. Shkelqimi i interpretimit te tij qe trondites u duartrokit gjate por nuk doli ne skene per te pershendetur u zhduk. Jo sishte gje kjo ai kerkonte me teper.
Ai serish donte te shprehej po ne nje kohe tjeter qe nganjehere svjen per mire dhe teksa kerkonte te ngjitej i ngashenjyer prej pompes se politikes qe e mashtroi artin e la ne balte toka i vithisej nen kembe i mori te tatepjeten.
te bente nderkaq ai per shkak te persosjes ambicies artistike aristokracizmit gjer ne hollesi te sqimes harroi dhe te kishte nje grua pa harroi te kishte dhe femije sepse asketit te malit te shenjte te vetmise nuk i dilte koha per Doruntinen dhe Tat Tanushin qe edhe ato ishin nje enderr e mrekullueshme po jo nje permbushje se artistit prej kohesh i kishin plackitur artin.
Pra ai e paraqiti Tat Tanushin sic thame qe iu refuzua.
Dhe serish e paraqiti Tat-in qe do ta luante vete dhe Kaline ate grua te huaj nga vendet e Bibles aq te mirez e fatkeqe. Jam i bindur se po te ishte gjalle Mitrush Kuteli nuk do te refuzonte te vinte emrin e tij si bashkeskenarist me Llazi Serbon sic beri dhe Kadare sepse atij nuk i bente dot balle njeri as vete Zoti.
Llazi Serbo ishte si nje femije si ai femija i cuditshem qe kerkon me pafajesi prekese dhe guxim te tepruar stolite e cmuara qe sjepen te nje te rrituri. Sikur te mos ia jepnin ai ju qepej gjersa ata te dorezoheshin me buze ne gaz. Pastaj ai u dorezua dhe vete dhe u izolua ne shtepine e tij ne vetmi.
Dhe pastaj u harrua. Dhe prej harreses e nxori vdekja. Vdekja e beri prape te njohur. Vdekja Kjo i kishte mbetur me ne fund
Nju Jork 2010