Rama Nga qeveria iku Prifti jo djalli

Kreu i PS-se paralajmeron aksionin politik Kjo qeveri duhet vetem te largohet do te bejme cdo gje qe mundemi per ta larguar
TIRAN - Ndryshimet ne qeveri nuk mund te kalonin pa u komentuar nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili i cilesoi levizjet e fundit ne kabinetin qeveritar si nje shembull te shpartallimit te moralit politik. Nga selia roze kryesocialisti kritikoi dje menyren se si u zhvillua procesi i nderrimit te Levizjes Socialiste per Integrim duke sjelle ne vemendje mungesen e transparences per levizjet ne postet ministrore.
Per te gjitha keto shqetesime lideri i opozites pohoi se do te bejne cfare te munden qe kjo qeveri te largohet. Largimi i ministrit te Ekonomise ne nje mbledhje partie dhe justifikimet e kryeministrit ne nje oborr shkolle ishin nje tjeter shembull i shpartallimit moral te ketij pushteti. Asnje procedure normale asnje edukate qeverisese asnje lloj transparence me publikun.
Qeverisja eshte kthyer ne veprimtari fitimprurese - deklaroi Rama. Sipas tij procesi qeverises i ngjan nje veprimtarie te organizuar kriminale per tjetersimin e prones e pasurise publike jo ne interes te publikut po te oborrit te pushtetit.
Kritikat ndaj qeverise lideri i selise roze i perforcoi duke sjelle ne vemendje shembujt e publikuar nga Partia Socialiste lidhur me afera korrupsioni ne qeverine Berisha.
Mbi publikimin e shembujve skandaloz te kesaj veprimtarie sic u zotua ai socialistet do te vazhdojne te provojne me fakte kete deformim sistematik te qeverisjes nga nje proces administrimi i puneve te vendit ne interes te publikut ne nje proces te kriminalizuar nga presioni i interesave ekonomike te oborrit te pushtetit.
Ne lidhje me denoncimin e veprimtarive korruptive ne qeveri nje grup i transparences se qeverisjes njoftoi lideri i PS-se do te publikoje sot nje dokument qe provon sesi e gjithe makina e shtetit keshilli i ministrave ministrite agjencite shteterore vihen ne levizje nga seksere qe operojne per llogari te qeveritareve.
Megjithekete kryetari i opozites duke analizuar ndryshimet e fundit ne qeveri vleresoi se keto ndryshime jane nje shprehje e thjeshte e faktit se nuk qeverisin me interesat e shqiptareve po interesat e pushtetareve. Ai tha se cka ndodh perdite prej 15 muajsh eshte rezultati i votave te vjedhura dhe kutive te mbyllura.
Sipas tij zgjedhjet u vodhen qe te privatizohet qeveria dhe te grabitet Shqiperia dhe per kete arsye transparenca e zgjedhjeve i tremb ata qe qeverisin pasi permes transparences zhbehet mekanizmi me te cilin ata grabisin. Nga qeveria iku Prifti por jo djalli qe ka mberthyer per fyti Shqiperine korrupsioni gerryes qe po shkaterron ekonomine e familjeve shqiptare per te pasuruar nje grusht njerezish.
Shqiperia sot eshte me e kercenuar se dje. Kjo qeveri duhet vetem te largohet dhe ne do te bejme cdo gje qe mundemi per ta larguar - paralajmeroi nisjen e nje aksioni politik te opozites Edi Rama. Prej kohesh Partia Socialiste ka denoncuar afera korruptive qe lidhen me njerez te cilet jane afer pushtetit.
Ne kohen kur kriza politika vijon prej kohesh dhe qeverisja perdite e me shume po akuzohet per korrupsion opozita do te ndermarre nje tur protestash ku do te kerkoje largimin e qeverise ne kushtet kur kjo e fundit nuk degjon kerkesat dhe shqetesimet e tyre.