E Diel, 1 Nëntor 2026

Lleshi: KQZ ka marrë të gjitha masa që personat me aftësi të kufizuara të votojnë

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi ka zhvilluar një leksion të hapur me temë “E drejta e votës”, në Universitetin “Hëna e Plotë, Bedër”.

Kryetarja e KQZ-së u ka folur studentëve mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, funksionet dhe detyrat e tij. Më tej, ajo ka folur mbi rëndësinë e procesit të votimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në ditën e zgjedhjeve. Ajo u bëri apel të rinjve që të votojnë dhe të marrin pjesë në ditën e zgjedhjeve në 23 qershor, sepse sipas saj, vota është e lirë dhe e pavaruar, vota është thelbi i gjithçkaje.

Prioriteti i KQZ-së tha Kryetarja e Komisionit, janë të rinjtë, edukimi zgjedhor i tyre, jo vetëm i atyre që votojnë për herë të parë por i të gjithë të rinjve, sepse ata janë e ardhmja.

Pyetjes së studentëve se, çfarë po bën KQZ-së për personat me aftësi të kufizuara që edhe ata të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës, Kryetarja e KQZ-së u shpreh se institucioni më i lartë zgjedhor ka marrë të gjitha masat që personat me aftësi të kufizuara në 23 qershor të votojnë.

Leksioni i hapur u mbyll me premtimin që studentët i bënë Kryetares së KQZ-së se do të marrin pjesë në votime.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›