Gerrans fiton edhe kronometrin, merr fanellën e verdhë në “Tour de France”
TIRANE-Pas suksesit në etapën e tretë të “Tour de France”, australiani Simon Gerrans vesh fanellën e verdhë pas etapës së katërt, ku skuadrat pjesëmarrëse zhvilluan garën e kronometruar, e gjatë 25 km, e cila u zhvillua në qytetin bregdetar të Nicës. Fitorja e skuadrës Orica-GreenEdge nuk erdhi me një diferencë të madhe nga ndjekësit, sepse Omega u rendit e dyta me vetëm një sekondë më shumë, e ndjekur nga skuadra e Sky e Chris Froome me 3 sekonda më shumë dhe Saxo Bank e Alberto Kontador, e shkëputur nga vendi e parë nga 9 sekonda.
Pas kësaj etape, fituesi i dy sezoneve më parë të “Tour de France”, Evans, shkëputet edhe më shumë nga favoritët, sepse skuadra e tij Bmc e ndaloi kronometrin në kohën 26 minuta, 22 sekonda e 21 të qindtat, duke humbur plot 23 sekonda ndaj britanikut Froome. Etapa e pestë, që do të zhvillohet ditën e mërkurë, do të startojë nga Cagnes sur Mer dhe pas 228.5 kilometrave, do ta presë vijën e finishit në qytetin e Marsejës.
(d.b/BalkanWeb)