E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llojet e pyetjeve që do bien në tezën e provimit

07/05/2010 Shpjeguesi i programit orientues për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2010

Programi përmban tabela të ndërtimit të testit për çdo profil shkolle

Për të orientuar maturantët për provimet me zgjedhje, Ministria e Arsimit ka publikuar modelet e pyetjeve që do të bien në provimet e datës 30 qershor për 12 lëndët specifike. Shkollat tashmë janë njohur me programet orientuese dhe ky material i ilustruar ka shembuj për çdo linjë dhe nënlinjë, duke krijuar modele të pyetjeve që do të jenë në testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Lëndët që përmban kjo paketë, janë: Kimi, Biologji, Fizikë, Histori, Gjeografi, Ekonomi-Filozofi, Njohuri për shoqërinë, Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Frëngjisht, Spanjisht”. Shpjeguesi i programit orientues do të shërbejë për të ndihmuar sa më mirë të gjithë maturantët në përgatitjen e tyre për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, për të gjithë mësuesit, prindërit e aktorët e tjerë. Programi është përgatitur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA), është konsultuar me ekspertë të këtyre profileve dhe është përvoja e parë në ndihmë të maturantëve.

*Tabelat e plota te pytjeve ne numrin e sotem te "Metropol"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›