“Greva e Ramës synon të zgjasë konfliktin dhe të bllokojë reformat”
07/05/2010 PPE kundër Partisë Socialiste për grevën dhe bojkotin
Partitë e djathta kërkojnë hyrjen e menjëhershme të opozitës në Kuvend
Partitë Popullore Evropianë (PPE) i kërkojnë opozitës shqiptare të ndërpresë menjëherë bojkotin, duke e konsideruar (siç thuhet në deklaratë) tejet të padëshiruar sjelljen e partive opozitare për hapjen e kutive. Në deklaratën e bërë për krizën në Shqipëri veç mbështetjes që i jepet kryeministrit Berisha i kërkohet PS-së të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të konfirmuara nga KQZ-ja, Kolegji Zgjedhor dhe organizmat ndërkombëtarë. “Mbështesim fuqishëm kryeministrin Sali Berisha, qeverinë dhe hapat drejt përforcimit të demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Europian. Theksojmë shqetësimin mbi situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve demokratike të mbajtura gjatë muajtit qershor 2009. I kërkojmë Partisë Socialiste në opozitë të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të konfirmuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit dhe nga të gjithë vëzhguesit e organizatave ndërkombëtarë. E konsiderojmë tejet të padëshiruar sjelljen e partisë opozitare, e cila përpiqet të rihapë kutitë e votimit, duke vonuar kështu zbatimin e reformave urgjente demokratike dhe ekonomike dhe të nevojshme”, - thuhet në deklaratën e nxjerrë për krizën në Shqipëri. Më tej Partitë Popullore Evropianë i kërkon opozitës të respektojë shtetin e së drejtës, duke shprehur shqetësimin për grevën e urisë të nisur prej saj, si një mënyrë që shërben vetëm për të zgjatur konfliktin politik në Shqipëri. Në fund deklarata i kërkon opozitës hyrjen urgjent në Kuvend. “Kërkojmë nga opozita të respektojë plotësisht zbatimin e Kushtetutës dhe shtetin e së drejtës, përfshirë vendimet e Gjykatës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shprehim shqetësimin mbi thirrjen e zotit Rama për grevë urie, si pjesë plotësuese e bojkotit, gjë që tregon vendosmërinë e tij për të zgjatur konfliktin përmes mjeteve të papranueshme, me gjithë propozimet e mazhorancës për të arritur një kompromis. Besojmë se pjesëmarrja e opozitës në Parlament është thelbësore për një dialog konstruktiv në një demokraci parlamentare. Insistojmë se një dialog i tillë politik ndërmjet mazhorancës dhe opozitës duhet të ndërmerret në Parlament. Kërkojmë fuqishëm që opozita të ndalë menjëherë bojkotin dhe të nisë një dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm brenda Parlamentit”, - përfundon deklarata e Partive Popullore Europiane. PPE-ja është organizimi i partive të djathta evropiane dhe ka shumicën e deputetëve në Parlamentin Evropian.