E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llotaria Amerikane, aplikimet me 2 tetor-3 nëntor

Më 2 tetor nisin aplikimet për Llotarinë Amerikane. Në një njoftim për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, bën me dije aplikimet nisin në orën 18:00 të datës 2 tetor për të përfunduar me 3 nentor në të njëjtën orë,18:00.

Në udhëzimet që parashtron Ambasada theksohet se kusht për cdo aplikant është të ketë mbaruar shkollën e mesme me kohë të plotë, ndërsa nuk ka asnjë tarifë regjistrimi.

Ndërkaq cdo aplikant ka të drejtën e regjistrimit vetëm një herë në vit për Llotarinë Amerikane, ndërsa numri i konfirmimit duhet ruajtur deri me 30 qershor 2013. Për më shumë informacione lidhur me rregulloren mund të informoheni në websaidin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë ad. albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html, ndërsa regjistrimi bëhet në faqen e internetit,www.dvlottery.state.gov .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›