E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llotaria Kombëtare, Rama: Të ardhurat për qytetarët, jo pushtetin

Llotaria Kombëtare vazhdon të mbajë të hapur debatin mazhorancë-opozitë. Në një tjetër reagim të tij përmes rrjetit social Twitter lidershipi i PS-së, Edi Rama shprehet se Llotaria Kombtare eshte nje loje ku publiku merr pjese jo per te pasuruar klientet e pushtetit, po per te marre mbrapsht perfitimet prej saj. Sipas tij këto të ardhura duhet ti investojme per rinine e sportet, jo per pushtetaret e klientet.

“Llotaria Kombtare eshte nje loje ku publiku merr pjese jo per te pasuruar klientet e pushtetit,po per te marre mbrapsht perfitimet prej saj! Keto perfitime qeveria i investon ne jetesimin e politikave publike per artet,sportet,trashegimine kulturore,rinine apo ceshtjet sociale. Ne duhet ti investojme per rinine e sportet dhe keshtu do te bejme kur ta qeverisim Shqiperine per shqiptaret,jo per pushtetaret e klientet!” shkruan Rama.
 

Më tej numri një i selisë rozë thekson se me voten e shqiptareve PS do ta zhbeje pushtetin gangrene dhe do te ndertoje shtetin ne sherbim te qytetareve duke rilindur Shqiperine.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›