E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Administrative peng i ceshtjeve politike

Gjykata Administrative është sërish peng i çështjeve politike. Megjithëse ligji për ngritjen e kësaj strukture u miratua në parlament, pas 2 vitesh diskutime, zhvillimet janë sërish në pikën zero. Mos miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë nga ana e deputetëve të opozitës,  mes çështjeve të shumta, po pengojnë edhe ngritjen e kolegjeve administrative. Këto të fundit janë thelbi i një neni të rëndësishëm  për funksionimin e Gjykatës Administrative. 
Përfaqësues të komunitetit të biznesit deklarojnë se vonesa të tilla që vijnë nga të zgjedhurit e qytetareve, janë kosto për bizneset dhe për vetë qytetarët.
Miratimi i ligjit të Gjykatës Administrative dhe ngritja e saj është një nga kërkesat e Komisionit Europian në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin kandidat. Ligji kaloi pak kohë më parë, pas debateve dhe zvarritjeve të shumta nga ana e opozitës, e cila parashtroi disa propozime, ku përfshihej edhe ngritja e kolegjeve administrative. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›