Lluka blen Ilixhen

Prona më e re e kompanisë Dukagjini, apo e Ekrem Llukës, është hoteli Onix në Banjë të Pejës, me krejt pasuritë tjera ngjitur që ka. E që janë fort të mëdha. Kjo ndërmarrje ka një sipërfaqe prej më shumë se 26 hektarë tokë dhe mbi 38 mijë metra katrorë objekte të mbuluara. Ndërmarrja posedon burim të ujit tokësor të ngrohtë. Dhe ajo më kryesorja - ka aftësi shëruese dhe është i vetmi në Kosovë dhe një pasuri e rrallë natyrore në tërë regjionin. Kjo pasuri i ka kushtuar bosit të Dukagjinit 8,6 milionë euro. Blerja ka shkuar përmes procesit të privatizimit. Saktësisht në Valën e 40-të të privatizimit të shpallur nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë pronari i ri kësaj ndërmarrjeje të re Ekrem Lluka. Ai pa dashur të futet në detaje ka konfirmuar për Express se ka pasur një ofertë të mirë dhe prandaj është shpallur fitues. Burime të gazetës kanë treguar gjithashtu se në këtë tender kompania Dukagjini ka dhënë ofertën më të shtrenjtë dhe më të mirë për ringjalljen e kësaj ndërmarrjeje.
Kompania Dukagjini ka dalë me ofertën më të mirë dhe çmimin më të lartë, prandaj është shpallur fitues, tha ky burim.
Konkurrenca për blerjen e kësaj pasurie ka qenë shumë e madhe. Më herët vetë drejtuesit dhe punëtorët e kësaj ndërmarrjeje kanë protestuar kundër privatizimit. Por, kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga AKP`ja e as nga Ministria e Shëndetësisë.
Në tenderin e valës së 40-të, AKP e cilëson këtë hapësirë si një potencial të madh për të bërë biznese dhe hotele funksionale.
Ndërmarrja e re hotel Onix- Banja e Pejës dhe Ilixhe u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të ngritur hotele funksionale. Kompleksi që gjendet në regjionin e Pejës ka një sipërfaqe mbi 26 hektarë dhe më shumë se 38.000 m² sipërfaqe të ndërtesave. Posedon me burim të ujit që ka veti shëruese, që është i vetmi në Kosovë dhe një nga të rrallët në regjion, thuhet në faqen zyrtare të AKP`së.
Depozita fillestare e ofertës për blerjen e kësaj ndërmarrjeje ka qenë rreth 500 mijë euro.
Në këtë paketë blerëse përfshihen edhe institucioni për medicinë fizikale dhe rehabilitim. Kjo ndërmarrje është shitur përmes spin-off`it të thjeshtë, por me disa kushte të veçanta. Kompania Dukagjini ka aplikuar këtu në konzorcium me sllovenët dhe kushtet e plotësuara si kompani hoteliere.