Matet ajri

Ajri i ndotur i Kosovës tash e tutje do të monitorohet vazhdimisht.
Që nga e enjtja, në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në Prishtinë është vendosur edhe Stacionit për monitorimin e ajrit.
Përmes këtij stacioni do të monitorohet shkalla e ndotjes së ajrit me të gjitha komponentët. Po ashtu stacione të tilla janë vendosur edhe në Mitrovicë, Obiliq dhe në Hanin e Elezit.
Me këtë monitorim të shkalles së ndotjes së ajrit do të informohen jo vetëm ekspertët e mjedisit, por edhe qytetarët e Prishtinës.
Rezultatet e përfituara do të publikohen çdo orë në ekranin, i cili do të jetë i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe të Shtypit në mënyrë që qytetarët të informohen për shkallen e ndotjes së ajrit në vend, tha ministri i mjedisit, Mahir Jagcilar, në ceremoninë e përurimit të këtij stacioni.
Ministri Jagcilar tha se ministria e drejtuar nga ai, me mbështetje të Bashkësisë Evropiane, ka financuar në ngritjen e rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit, ku me këtë, sipas tij, ka krijuar kushte për përmbushjen e obligimeve ligjore që ka Republika e Kosovës për plotësimin e detyrimeve ndaj konventave ndërkombëtare për bilancin e ndotjes së ajrit.
Në këtë analizë do të bëhen matjet e këtyre parametrave: Nox (oksidi i nitrogjenit) , SO2 (dyoksidi i sulfurit), O3 (ozonit), CO (monoksidi i karbonit) dhe grimcat e suspenduara në ajër PM10/PM2.5, temperatura e ajrit, shtypja atmosferike, shpejtësia dhe drejtimi i erës si dhe lagështia relative e ajrit, tha Jagcilar.
Ai po ashtu premtoi se në vitin 2010 do të vendosen dhe 15 pika monitoruese tjera të cilësisë së ajrit.
Ky stacion për matjen e shkallës së ndotjes së ajrit është donacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, derisa zbatues i projektit është kompania KOVA nga Sllovenia.
Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj, tha se ky stacion i përuruar është teknologjia më e re që ekziston për matjen e ndotjes së ajrit.
Kjo është një ditë e shënuar në Republikën e Kosovës, sepse për herë të parë kemi vendosur pikat monitoruese për cilësinë e ajrit. Deri më tani ne nuk kemi pasur një sistem të mirëfilltë të monitorimit të ajrit. Kjo është fjala e fundit e teknologjisë, tha Tahirsylaj.
Stafi jonë ka bërë një përgatitje gjashtëmujore në vende të ndryshme të Evropës dhe ne sot jemi zot të vetës për të përcjellë me teknologjinë më bashkëkohore të ndotjes së ajrit, shtoi ai.
Në anën tjetër, Zeqir Veselaj, drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit, tha se me vendosjen e pikave për monitorim nuk do të thotë se do të përmirësohet cilësia e ajrit.
Ai tha se krahas monitorimit, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë hapa konkretë për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Është mirë që më në fund po fillon diçka në drejtim të monitorimit të ajrit. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të përmirësohet cilësia e ajrit. Ajo vetëm do të monitorohet. Ne me sy të lirë mund të shohim se sa është i ndotur ajrit, mirëpo me këtë aparaturë të re dihet me saktësi se prej cilit komponent ndotet më shumë ajrit, tha Veselaj për Express.
Veselaj tha se tashmë Ministria e Mjedisit duhet të fillojë vendosjen e standardeve se sa mund të emetojë një veturë dhe sa mund të emetojë ndotës një tymtar i KEK-ut e që, sipas tij, këta dy faktorë janë ndotësitë më të mëdhenj.
Duhet të fillojmë me standardet nacionale, që mund të jen më të ulëta sesa të BE-së, po që të paktën të kemi ne standardet tona. Kur ti kemi këto mund të mendojmë drejt standardeve të BE-së, tha Veselaj.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2004 ka aprovuar Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, ku vendosi bazat për zhvillimin, adaptimin dhe zbatimin e programeve për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Ndërsa në bazë të analizave të ajrit të bëra nga INKOS-i, në kompleksin e termocentraleve del se kemi tejkalim të standardeve për pluhurin total, i cili shpesh del për 30 herë më i lartë sesa normat e lejuara. Kjo vlerë ndryshon varësisht nga puna e termocentraleve, kushtet atmosferike dhe faktori meteorologjik.