E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Privatizimi i OSSH, sukses i qeverisë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të PS, Edi Rama për privatizimin e OSSH-së duke theksuar se privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes është një ndër sukseset e qeverisë shqiptare.
Njeriu të cilit Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Olli Rehn, i ka thënë se po pengon integrimin e Shqipërisë me bojkotin që po i bën Parlamentit, Edi Rama, ka goditur privatizimin e OSSH-së dhe ka përbaltur procesin e importit të energjisë elektrike, duke e quajtur monopol në duar të 1 familje, apo një grupi njerëzish" theksoi Ministri prifti në një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›