Lodrat e preferuar të fëmijëve, interneti ndikon zgjedhjet e tyre. Më të shiturat ato me personazhe

Përdorimi i internetit ka diktuar edhe shijet e fëmijëve në zgjedhjen e lodrave. Për shumicën e fëmijëve, lodrat më të preferuara janë ato elektronike, si playstation.
Por edhe kur blejnë lodra tradicionale, ata orientohen më së shumti nga personazhet që shohin në internet.
Tregtarët e lodrave pohojnë se trendi i zgjedhjes së lodrave me personazhe u bë më i theksuar gjatë pandemisë.
Lodrat janë jo vetëm një mjet argëtimi, por edhe një element i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës, ndaj ekspertët nënvizojnë rëndësinë e zgjedhjes së tyre me kujdes, sipas nevojave të fëmijës.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vendin tonë viti 2021 shënoi rekord të importit të lodrave, me vlerë prej 3.7 miliard lekësh, ndërsa në vitin 2022 kjo shifër zbriti në 3.4 mld lekë.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh/