Largohet nga shtëpia minorenia, prindërit nga Patosi apel për gjetjen e saj

E larguar prej tre ditësh nga banesa, 14 -vjeçarja me iniciale J. M, nuk ka dhënë asnjë shenjë komunikimi me familjen e saj.
E mitura, nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9- vjeçare “Koli Dimo” në Frashër është larguar me një valixhe nga shtëpia.
Sipas prindërve, vajza është parë në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës.
Prindërit, Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë thirrje njëzëri që vajza të kthehet sa më parë në shtëpi. Ata kanë bërë denoncim ne Komisariatin e Policisë Patos dhe kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.
Sipas prindërve vajza ka mbyllur telefonin dhe që prej mesditës së djeshme nuk përgjigjet më.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh/