E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loew: Spanja, fituese e Kupës së Botës


Joachim Loew pavarësisht humbjes nga Spanja, ka pranuar se kundërshtari i gjermanëve ishte më i fortë, duke thënë se spanjollët meritojnë ta fitojnë Kampionatin Botëror.

"Komplimente për spanjollët. Unë besoj se ata do ta fitojnë Kupën e Botës, ata kanë qenë më të mirët dy-tri vitet e fundit. Ata janë aq të mirë në lojë, sa që na kanë çuar deri në kufijtë tanë".

"Ne nuk kemi arritur të bëjmë asgjë dhe ata e merituan fitoren. Ne e kemi parë menjëherë se nuk ishte loja jonë. Ne nuk e kemi pasur guximin dhe e kemi ditur se kemi qenë prapa tyre në aspektin e lojës. Ishte e vështirë për ne ta marrim topin pasi ata kanë aftësi të mëdha. është e vështirë të kuptojmë se pse nuk luajtëm ashtu si dëshiruam", theksoi Loew.

E ardhmja e Loew është në ajër për momentin, pasi kontrata e tij skadon menjëherë pas përfundimit të Botërorit, ndërsa vetë ai nuk e di se cila është e ardhmja.

"Sa i përket pyetjes për përzgjedhësin, për këtë do të bisedohet pas Botërorit. Kjo skuadër do të jetë e bashkuar në vitet në vijim pa marrë parasysh trajnerin. Zhvillimi i këtij ekipi nuk ka marrë fund ende", përfundoi Loew.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›