Logu: Basha trazoi ujërat tek ata që ndezin tymuese në Kuvend

Anëtari i Këshillit të Partisë Demokratike, Besart Logu ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se dalja së fundmi në jetën politike e Lulzim Bashës ka trazuar shumë ujëra.
Sipas tij, dalja e Bashës ka sjellë shqetësim te ata që pretendojnë se kanë monopolin e opozitës.
“Lulzim Basha ka zbritur në terren në kuptimin e plotë të fjalës. Sa i përket fjalimit të Gazment Bardhit është i pritshëm.
Dalja e z. Basha ka trazuar shumë ujëra, kryesisht tek fraksioneve të opozitës ku pretendojnë që kanë monopolin e opozitarit.
Shiten si opozitarë të vërtetë ndërkohë që të përmbysësh karrige dhe të fërkohesh me gardistë nuk është se po bën politikë”, u shpreh Logu.
Logu theksoi më tej se “Partia Demokratike e ka shprehur vullnetin e saj përmes depozitimit të draftit për sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Është një draft ku reflektohen edhe tre vendime të Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa shtoi se Partia Socialiste nuk ka shprehur një vullnet në këtë drejtim.
“Sot që diskutohet reforma zgjedhore është për shkak presionit të PD-së për sa i përket ndryshimeve”, tha Logu.
/rtsh.al/