Çipa: Ja përplasjet e forta Rithemelimi-Bardhi. PD është e destrukturuar

Analisti Aleksandër Çipa ka zbardhur për “3D” mbledhjen e Grupit Parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi i cili ka thënë që mbledhja është shoqëruar me divergjenca të mëdha për sa i përket aksionit dhe qëndrimeve që duhet të bëjnë si një grup i bashkuar.
“ Në bazë të informacioneve që kam nga gazetarët mbledhja e Grupit të PD-së e drejtuar nga Gazment Bardhi ka qenë me një diversitet substancial me deputetet e grupit. Ka pasur diskutime diversive në raport më atë që duhet dhe në raport me atë që bëhet. Z. Bardhi ka thënë që në datën 15 do të vazhdoj aksioni në Parlament. Ndërsa nga ana tjetër ka pasur zëra në grup që kanë thënë që duhet të përcaktohet një qëndrim politik për rastin Berisha duke strukturuar qëndrimin dhe aksionin politik të opozitës. Gjë që nuk është bërë dhe nuk ka për tu bërë”, u shpreh Çipa.
Sipas tij, tashmë mungesa e kohezionin dhe strategjisë nuk është vetëm ndërmjet Rithemelimit dhe Lulzim Bashës por dhe me mbështetësit të Gazment Bardhit.
Në këtë logjik , Çipa tha se, “ sot opozita nuk është dhe nuk funksionon si familje politike. Për fat të keq një nga proceset më jetëgjata për opozitën është ajo e destrukturimit të opozitës duke u shkrirë të gjitha strukturat e saj politik si për organizimi e brendshme apo dhe përgatitjen si një trup elektoral.
/rtsh.al/