E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Meta, reflekto pa mllefe

Oli Xhilaga

"Partia Socialiste e Shqiperise nuk e deshiron konfliktin e paarsyeshem qe zoti Ilir Meta ka hapur mbi bazen e nje projekti personal dhe nuk do te behet asnjehere pjese e ketij konflikti qe nuk ka asnje baze parimore, asnje arsye objektive, asnje argument te qendrueshem dhe asnje interes e dobi per jeten e shqiptareve e shqiptareve". Kjo eshte pergjigjja zyrtare e ardhur dje nga kupola roze lidhur me kerkesen e drejtuar pak dite me pare nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Ne letren e tij, drejtuar kryetarit Rama, Meta beri thirrje qe per te materializuar bashkimin e ri, ligjvenesit socialiste te firmosnin kerkesen per referendum popullor, lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Kryesia dhe Sekretariati Ekzekutiv i PS-se, ne mbledhjen e dy diteve me pare, mori ne shqyrtim letren qe kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i drejtoi publikisht kryetarit socialist. Zedhenesja e kryesise socialiste, Mimi Kodheli, duke iu referuar pikerisht ketij momenti vleresoi se, "duke ndjere keqardhje per gjuhen e papershtatshme te letres dhe duke vene re mungesen e qartesise e qetesise se zotit Ilir Meta edhe ne kete adresim te shkruar publik, Sekretariati Ekzekutiv dhe Kryesia e Grupit parlamentar Socialist rane ne nje mendje per te kerkuar nga drejtuesi i LSI-se qe te reflektoje pa mllef mbi devijimin e tij krejt te pajustifikuar te koheve te fundit, e te kthehet ne rrugen e arsyes e te bashkepunimit". Sipas saj, PS nuk do te jete pjese e nismes se ndermarre nga LSI, pasi ne gjykimin e socialisteve, Meta ka hapur nje konflikt mbi bazen e nje projekti personal.

Kupola roze ne pergjigjen ndaj kerkeses se ardhur nga LSI, nuk ka kursyer gjuhen e ashper dhe kritike ndaj kryetarit te kesaj partie. Me nota mjaft te ashpra, Kodheli vijoi ne qendrimin qe mbajten forumet drejtuese te PS-se, duke u shprehur se "aleati yne Ilir Meta duhet te mendoje per miliona njerez qe nga politika presin njerzillek e jo harbutllek, presin zgjidhje te problemeve te tyre te panumerta e jo sherre per orekset e pak politikaneve, presin arsye per te besuar tek e ardhmja e jo mllef qe buron nga e shkuara". Sipas saj, kreu Meta duhet te kuptoje se nuk eshte me koha e politikes se vjeter te interesave e inateve personale, po ora e nje angazhimi te madh te te gjitha forcave progresiste te shoqerise shqiptare per nje politike te re qytetare ne sherbim te vendit e te njerezve. "Kjo eshte rruga e nje partie te madhe, qe nuk jeton per kryetarin, po per cdo shqiptar e shqiptare", shprehet Kodheli.

Partia Socialiste, duke pervijuar me tej perplasjet mes saj dhe LSI-se, i terhoqi vemendjen kryetarit Meta lidhur me kerkesat qe vijne nga ana e tij. Per kete arsye, bazuar ne qendrimet e ardhura nga lidershipi i LSI-se, kupola roze e konsideroi kete lloj drejtimi si pjese e politikes se vjeter. "Te mos jesh dakord me vendimet e shumices eshte natyre e jetes demokratike, te veprosh per t'i ndryshuar vendimet e shumices parlamentare ne rruge referendare eshte pjese e te drejtave e lirive te njerezve ne demokraci, ndersa te kercenosh e anatemosh nje shumice kushtetuese, sepse ushtron nje te drejte kushtetuese per ndryshimin e Ligjit Themelor te Shtetit ne parlament, eshte shprehje e nje kulture te vjeter antidemokratike e anti-institucionale qe i ka sjelle plot deme vendit e shoqerise sone", u shpreh Kodheli, lidhur me kete ceshtje.

LSI dergon zyrtarisht ne PS ftesen e Metes

Anetarja e Kryesise se LSI-se, Luzhiana Abazi, dorezoi zyrtarisht ne seline e PS, letren ku kryetari Meta fton Ramen ne nje takim per Kushtetuten. Por, Abazi ka replikuar ne distance me zedhenesen e Kryesise se PS-se, Mimi Kodheli, nisur nga deklarata e dhene prej saj gjate paradites se djeshme. "Zonja Mimi, sic ka ndryshuar emrin mund te ndryshoje dhe partite, por, Kushtetuta nuk mund te ndryshoje, sa here qe ndryshon emrin dhe partite Mimi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›