E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza të reja për blerësin e fishekëve të Gërdecit

25/08/2010 Efraim Diveroli sërish në hetim

FLORIDA- Pronari, 24 vjeç, i kompanisë AEY, Efraim Diveroli, i cili arriti të nënshkruajë një kontratë prej 300 milionë dollarësh me Pentagonin për blerjen e transportimin e municioneve nga Shqipëria në Afganistan do të përballet me akuza të reja federale. Diveroli gjykohej në gjendje të lirë nga autoritetet amerikane për trafik armësh kineze, të cilat siguroheshin nga fabrika e Gërdecit për të furnizuar trupat paqeruajtëse në Afganistan. Skandali u zbulua nga “New York Times” pak ditë pas shpërthimit tragjik të 15 marsit 2008 që i mori jetën 26 personave dhe mbi 300 u plagosën, si dhe u dëmtuan mbi 3000 subjekte. “New York Times” informon se 24-vjeçari u arrestuar të premten në Kontenë Brevard të Floridas pasi kishte dalë jashtë zonës së urdhëruar nga gjykata, nga ku Diveroli nuk duhej të largohej deri në përfundim të gjykimit për akuzën e trafikut të armëve kineze, të cilat siguroheshin nga Shqipëria. Diveroli u ndalua nga agjentët e fshehtë, ndërsa qëndronte ulur në një makine tip Audi, me municione në pjesën e pasme të automjetit. Sipas “Nju York Times”, Gjykata Federale e Distriktit ne Orlando ka urdhëruar nisjen e hetimeve për një sipërmarrje të zgjeruar kriminale nga Diveroli. Ai akuzohet për drejtimin e një kompanie fantazmë për tregti të jashtëligjshme armësh. Një agjent i fshehtë kriminal ka zënë në gracë Diverolin- vazhdon shkrimi i “New York Times” "Arms Dealer Faces New Charges", i botuar pardje në faqen online të gazetës me seli në Majemi. “New York Times” shkruan se është e regjistruar biseda mes Diverolit dhe agjentit Mçann, ndërsa i kërkonte ndihmë këtij të fundit për transportimin e armeve dhe municioneve për në SHBA. Veç kësaj, në bisedë e sipër, Diveroli i kishte ofruar agjentit, ky i fundit hiqej si konsulent i një kompanie që kërkonte të importonte karikatorë për armë të kalibrit të rëndë, edhe ti shiste fishekë pistolete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›