E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, në pritje të gjyqit për Ilir Kumbaron

MASAT

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda rezervoi të drejtën për t’u shprehur, në lidhje me caktimin e masave të sigurisë ndaj të pandehurve në gjendje të lirë: Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro, me pretendimet se janë në pritje të Gjykatës londineze në lidhje me ekstradimin e shtetasit Kumbaro. Sipas prokurorit Xhevat Hana, Interpoli i Londrës u ka kërkuar zyrtarisht të dhënat dhe akuzat në lidhje me shtetasin Ilir Kumbaro, duke njoftuar se kanë arrestuar atë dhe po punohet për identifikimin e plotë të tij. “Rezervojmë të drejtën e shprehjes në lidhje me kërkesën për vleftësimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve, pasi presim që brenda datës 26 nëntor të përfundojë gjyqi në Gjykatën e Londrës për shtetasin Ilir Kumbaro, për të cilin jemi njoftuar se është arrestuar. Pasi të shprehet gjykata londineze në lidhje me personin në fjalë se çfarë do të bëhet, ne do të shprehemi për masën e sigurisë”,-tha prokurori Hana gjatë seancës së djeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›