Lohan: Me 1 prill 2009 do te hyje ne fuqi MSA
Shqiperi-BE kane bere nje bilanc te progresit te shenuar ne sektore te tille si tregtia, industria, doganat dhe tatimet. Nje bilanc, qe sipas Ambasadorit te Komisionit Evropian ne Tirane, Helmut Lohan, do te ndihmojne vendin, ne ecurine e tij te metejshme drejt unionit. Gjate takimit te grupit konsultativ Shqiperi-BE, ku nga pala shqiptar ka marre pjese Albert Gajo, zv.minister i Integrimit, Lohan tha se ne 1 prill te vitit 2009 hyn ne fuqi Marreveshja e Asociim-Stabilizimit. Levizja e lire e mallrave konsiderohet nje hap i mire drejt plotesimit te standardeve. Funksionimi sa me i mire i marreveshjes ne fusha te tilla si tregtia, industria apo doganat do te kete sipas Lohan, nje impakt domethenes per te mbrojtur vendin nga kriza ekonomike qe ka perfshire mjaft vende. Ky grup pune trajton ceshtje te tilla e kane te bejne me klimen e biznesit, zbatimin e marreveshjes se lire me vendet e rajonit dhe vendet e treta, zhvillimin, legjislacionit apo kapacitete administrative ne dogana e tatime. Te gjitha perkthehen ne nje bilanc te progresit te shenuar nga vendi ne keto sektore si procese qe pershkojne integrimin ne BE.