Konja: Procesi ecen normalisht, brenda marsit shtrirje mbi 92%
Ministria e Brendshme deklaroi diten e djeshme se procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me leternjoftime elektronike po ecen normalisht dhe eshte mbeshtetur nga te gjithe qytetaret shqiptare. "Suksesi i ketij procesi eshte i garantuar ne kete menyre nga serioziteti dhe vullneti i palekundur i qeverise dhe posacerisht Ministrise se Brendshme me strukturat e saj, e po ashtu nga bashkepunimi i qytetareve dhe deshira e tyre per t'u pajisur me dokumente identiteti te standardeve nga me te lartat ne hapesiren e Bashkimit Evropian", deklaroi zedhenesi i kesaj ministrie, Fatmir Konja. Sipas tij, brenda muajit Mars do te mbulohet nje popullsi prej 3 923 958 banore ose afersisht 92% te popullsise.