E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Për reformat duhet opozita në parlament

TIRANË-Arritja e reformave kyçe për vendin bëhet me opozitën në parlament. Këhstu është shprehur ambasadori i KE-së, Helmut Lohan gjatë prezantimit të progres-raportit, duke theksuar se së paku reforma në gjyqësor kërkon një mazhorancë të kualifikuar në parlament. "Reforma në gjyqësor kërkon mazhorancë të kualifikuar në parlament. Nuk di si do e kemi këtë, pasi pa opozitën në parlament është e vështirë arritja e reformave kryesore"- tha ai.


Shqyrtimi i kërkesës për në BE
Opinioni për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për në BE do të bëhet pas përfundimit të procedurës në parlamentin evropian. KE do bëjë analizë të thellë për Shqipërinë para se t'i japë opinionin e vet shteteve anëtarëve në BE dhe në këtë opinion do të përfshihet një rekomandim që t'i jepet ose jo statusi i vendit kandidat.
Vetëm atëherë, pasi të jetë bërë analiza shtetet anëtare do të shohin substancën e aplikimit të Shqipërisë.


Takimi me Berishën dhe Ramën
Pyetjes së bërë nga mediat nëse Lohan është në rolin e ndërmjetësit ose negociatorit mes Ramës e Berishës për situatën e krijuar me bojkotin e opozitës ndaj parlamentit, Lohan nuk pranoi t'i jepte detaje. "Nuk besoj se politika shqiptare kanë nevojë për ndërmjetës për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Kam pasur kontakte e do të kem me udhëheqësit politik të vendit dhe padyshim që nuk do të mundet të them gjithnjë atë që kemi biseduar"- tha ai.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›