Lohan i dorëzon Berishës raportin e KE-së

Ambasadori i KE-së, Helmut Lohan i ka dorëzuar kryeministrit Sali Berisha progres-raportin për Shqipërinë.
Në fjalën e tij Berisha, tha se raporti tregon arritjet në të gjitha fushat, por evidenton edhe mangësitë që duhet të plotësohen. "Në raport ka vlerësime për arritje, por edhe kritika objektive", pohoi kryeministri.
Berisha tha se raporti i KE-së do jetë program pune për të gjitha ministritë e këtij vendi.
"Unë ndërkohë shpreh kënaqësinë time për faktin se kemi kaluar një provë të rëndësishme para qytetarëve shqiptarë dhe KE-së, siç ka qenë prova e zgjedhjeve", tha Berisha. Sipas kreut të qeverisë, zgjedhjet ishin një moment fondamental i përpjekejeve të qeverisë dhe largimi nga situata e mëparshme është dëshmi e funksionimit të demokracisë në vend.
Ambasadori i KE-së, Lohan tha se një nga pikat e rëndësishme të raportit thekson se marrëdhëniet Shqipëri-BE janë marrëdhënie inkurajuese. Lohan tha se i ka bërë të ditur Berishës piakt kryesore të progres-raportit.