Lohan: Progres raporti, inkurajues për Shqipërinë

Ambasadori i Komisionit Europian Helmut Lohan ka prezantuar progres raportin e KE-së për Shqipërinë. Në prezantimin e tij Lohan ka theksuar se tabloja e përgjithëshme e këtij raporti është inkurajuese. Sipas tij në raport janë trajuar cëshjte të rëndësishme për Shqipërinë siç janë zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, për kriteret politike për anëtarësimin në Bashkimin Europian, çështje ekonomike si dhe standartet europiane. Loha duke analizuar dy nga çëshjtet më të rëndësishme për Shqipërinë siç janë zgjedhjet dhe liberalizimin e vizave theksoi se zgjedhjet në Shqipëri ishin përgjithësisht të mira por kishin mangësi. Ndërsa për liberalizimin e vizave Lohan theksoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe ka përmbushur shumicën e kritereve për këtë process siç jabë regjistrat elektronikë të gjëndjes civile dhe pasaportat biometrike por tani Shqipëria ka një shans për të plotësuar edhe kriteret që i mbeten deri në mesin e vitit 2010.