Ujërat me Greqinë, Meta: Rama po frymëzon ekstremistët
Qeveria shqiptare nëpërmjet zvkryeministrit njëherësh ministrit të Jashtëm, Ilir Meta ka hedhur poshtë të gjitha kritikat që opozita ka bërë ndaj marrëveshjes me Greqinë për delimitimin e ujërave kufitare dhe shelfit kontinental. Duke i cilësuar deklaratat e opozitës si nxitëse të rrymave ksenofobiste dhe që dëmtojnë marrëdhëniet me fqinjët, shefi i diplomacisë shqiptare Meta ka deklaruar se Parlamenti do të bëjë të gjithe transparencën e nevojshme edhe në momentin e ratifikimit.
Një ditë më parë lideri i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se një komision ekespertësh po e ndjek këtë çështje, ndërkohë që nuk kanë munguar zëra të tjerë të PS-së të cilët e kanë kritikuar ashpër marrëveshjen me Greqinë.