Policia: Do vazhdojmë kontrollet për makinat

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vijim, ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre. Kështu është shprehur Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë në një deklaratë për shtyp ku thekson se kontrollet dhe masat ndëshkuese që janë ndërmarë vetëm për tre ditët e fundit janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 56 leje qarkullimi të mjeteve.
Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqipëtare 810 masa administrative të likujduara nga drejtuesit e mjeteve theuhet në deklaratë.
Gjithashtu Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë thekson se shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës thuhet më tej në deklaratë.