Lohan: Shqipëria, shumë pranë heqjes së vizave
Bllatë, Basha dhe Lohan inspektojnë sistemin elektronik
Pasaportat, Basha: Garancia për heqjen e vizave
Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian, Helmuth Lohan, beson se Shqipëria është pranë heqjes së vizave. Diplomati perëndimor ka bindjen se në rast se Shqipëria vazhdon progresin e arritur deri tani, së shpejti KE-ja do të bëjë të mundur liberalizimin e vizave me shqiptarët.
“Progresi është i dukshëm. Në qoftë se vazhdohet me këtë ritëm, Shqipëria do të përmbushë shumë shpejt kriteret për liberalizimin e vizave”, - u shpreh z. Lohan. Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian, z. Helmuth Lohan, inspektoi dje së bashku me ministrin e Brendshëm, z. Lulzim Basha, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër. Me rastin e këtij inspektimi, duke iu drejtuar edhe qytetarëve të pranishëm të Peshkopisë, ministri Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të përshpejtojnë procesin e pajisjes me pasaporta biometrike, pasi kjo është garancia më e mirë për të ecur sa më shpejt drejt momentit të heqjes së vizave me BE. “Ju jeni dëshmitarë të mirëfunksionimit të sistemit të aplikimit për pasaporta dhe letërnjoftime, i cili është një nga sistemet më të sigurta dhe më efiçentë, që siguron në të njëjtën kohë edhe mbrojtjen e të dhënave”, - theksoi ministri Lulzim Basha.
Instalimi i sistemit TIMS, integrimi me sistemin e analizës së informacionit MEMEX, lidhja me bazën e të dhënave të Interpolit, janë tashmë detyra të realizuara edhe për PKK Bllatë, Dibër. Brenda muajit procesi përfundon edhe për pesë pika të tjera duke bërë kështu që të 26 pikat e kalimit kufitar në Shqipëri të plotësojnë të gjitha kushtet e krijimit të një sistemi unik dhe solid të menaxhimit të integruar të kufirit. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi gjatë inspektimit me ambasadorin Lohan se do të vazhdojë puna me të njëjtin përkushtim për të përmbushur edhe atë pjesë të detyrave që përcakton udhërrëfyesi në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër ekspertët e Komisionit Evropian të mund të verifikojnë plotësimin e kritereve nga Shqipëria për liberalizimin e vizave. Basha dhe Lohan inspektuan në Bllatë edhe qendrën e Grupit Operativ Special (GOS) të kontrollit të kufirit. Lohan vërejti se edhe në këtë qendër ishin përmbushur plotësisht detyrat e vëna nga inspektimi i mëparshëm i ekspertëve të Komisionit Evropian. Më herët, Ministri i Brendshëm Basha dhe Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian, Lohan, ishin në Peshkopi, ku pas një takimi me kryebashkiakun Krosi, inspektuan zyrën e gjendjes civile për të parë nga afër funksionimin e procesit të aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike. Duke përmendur faktin se për projektet e menaxhimit të integruar të kufirit dhe modernizimin e shërbimit të gjendjes civile dhe sistemit të adresave janë dhënë financime nga Bashkimi Evropian, ambasadori Lohan u shpreh se vlerëson angazhimin e të gjitha strukturave qeverisëse qendrore dhe vendore për progresin e qëndrueshëm të këtyre projekteve.
Kufiri detar, Idrizi vlerëson marrëveshjen
Marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë shihet si një akt juridik tepër i rëndësishëm edhe nga kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, ish-deputeti socialist, Shpëtim Idrizi, i cili e vlerëson nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se ajo përcakton për herë të parë kufijtë detarë mes dy vendeve. Vlerësimi i Idrizit për këtë marrëveshje vjen në një kohë kur Partia Socialiste dhe disa parti të tjera joparlamentare e kanë kundërshtuar atë, duke e ankimuar edhe në Gjykatën Kushtetuese.