Mbyllet ambasada daneze në Tiranë: U grabitëm
Në një njoftim urgjent për disa redaksi mediash, zëdhënësja e Ambasadës Daneze në Tiranë, ka njoftuar mbylljen e kësaj ambasade.
Njoftimi nën siglën "Informacion i rëndësishëm", thotë tekstualisht:
"Për shkak të një grabitjeje që ka ndodhur brenda Ambasadës Daneze në Tiranë, duam t'ju informojmë që Ambasada Daneze do të jetë e mbyllur deri në një njoftim tjetër. .."
Interesimit të Shekullit në policinë e Tiranës, zyrtarët i janë përgjigjur se bëhet fjalë për një vjedhje, sipas tyre të parëndësishme, një komjuter laptop.
Mbeten ende për tu sqaruar rrethanat e plota.
Bie në sy disniveli mes trajtimit që i bën çështjes policia e kryeqytetit dhe reagimit ekstrem të ambasadës