“Shoferët të mos lëvizin pa zinxhirë”
Autori i Lajmit: red.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë së Shtetit informoi se të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Ndërsa u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të akseve rrugore ku paraqiten probleme të përdorin zinxhirët. Sipas Policisë së Shtetit, në qarkun e Kukësit janë të kalueshme me zinxhirë akset Kukës-Tiranë, Kukës-Morinë, Krumë-Qafë e Prushit, Krumë-Kukës, Krumë-Golaj, Bajram Curri-Qafë Morinë, Bajram Curri-Fierzë, Bajram Curri-Llugaj, Bajram Curri-Margegaj. Ndërkohë rrugët drejt komunave të këtij qarku janë të bllokuara për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Në qarkun e Dibrës aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Burrel është i kalueshëm me zinxhirë. Po ashtu janë të kalueshme me zinxhirë dhe akset rrugore Qafë Bualli-Krastë dhe Qafë Bualli-Milot. Ndërkohë rrugët që lidhin komunat Kala e Dodës, Selishtë, Zallë Dardhë, Reç, Lurë, Klenjë, Ostren, Derjan, Macukull, Lis, Xibër, janë të bllokuara. Të gjitha akset rrugore të tjera të këtij qarku janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në qarkun e Korçës në akset Qafë Thanë–Pogradec. Qafë Plloçë - Korçë, si dhe Korçë - Qafë Qarri - Ersekë dhe në aksin Korçë - Devoll - Kapshticë është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve nga të gjitha automjetet që lëvizin në këtë drejtim. Në qarkun e Shkodrës, në aksin rrugor Qafë Mali-Fushë Arrëz, Qafë Shllak-Kukës është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Në rrethin e Pukës rrugët janë të kalueshme me zinxhirë. Janë të bllokuara akset rrugore rurale që lidhin komunat e Iballës dhe Fierzës, si dhe aksi rrugor Qafë Mali- Fierzë.
Po ashtu janë të bllokuara akset Bogë-Theth, Shkodër-Dukagjin, Tamarë-Vermosh.
Në qarkun e Lezhës është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore: Rrëshën-Milot, Rrëshën-Shpal, Milot-Shkopet, Zejmen-Balldre. Po ashtu është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve dhe në akset e tjera rurale të këtij qarku. Janë të bllokuara akset rrugore në drejtim të komunave Fan, Orosh, Kurbnesh, Kashnjet, Dajç Zadrimë, Rrënja e Zezë dhe Rrënja e Velës. Në Qarkun e Elbasanit, akset rrugore të këtij qarku janë të kalueshme me zinxhirë. Edhe në Qafë Kërrabë është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Njoftimi për shtyp bën të ditur se në të gjitha këto akse rrugore janë të pranishme strukturat vendore të policisë, të cilat po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me zinxhirë, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë. Shërbimet e Policisë që janë të pranishëm në të gjitha akset problematike do të bllokojnë lëvizjen e automjeteve që nuk kanë vendosur zinxhirë. Shërbimet e policisë po bashkëpunojnë gjithashtu me autoritetet vendore dhe Drejtoritë e Mirëmbajtjes së Rrugëve, me qëllim përmirësimin e kalueshmërisë në këto akse rrugore. Më tej Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve për të respektuar kërkesën për vendosjen e zinxhirëve, si dhe për të respektuar normat e shpejtësisë gjatë lëvizjes në akset e mësipërme, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale me pasoja për jetën e tyre.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009