E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan luan në filmin “Gotti”

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 08:50

Lindsay Lohan pritet që të nisë një fillim të ri duke angazhuar një publicist dhe pos tjerash ajo tashmë është konfirmuar për një rol në filmin “Gotti: Three Generations”.

Sipas Daily Mail, Lohan ka angazhuar Steve Honig që të rishikojë publikimet e saja në të ardhmen. Honig ka mbi 20 vjet përvojë në këtë fushë. Ajo po ashtu do t’i kthehet edhe filmit me rolin në “Gotti”.

Aktorja aktualisht është në liri trivjeçare me kusht pasi ishte dënuar me 120 ditë burg nën akuzën për vjedhje të një qaforeje prej 2.500 dollarësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›